Kryeministri Edi Rama ka vendosur të pezullojë plotësisht AKU, por jo për shkak se ka shkelur interesat e qytetarëve duke lejuar ushqime të kontaminuara në tregje, por se shqetëson restirantet dhe kafenetë.
Shqiptarët hanë vaj palme me kos, me qumësht, me gjalpë, me djathë, me gatime në restorante dhe fast food-e, dhe AKU as që ka bërë ndonjë shqyrtim të problemit. Nga 300 ton vaj palme që importoheshin para 12 viteve tani importohen 3000 ton. Mjaftueshëm për të infarkte edhe tek 30 vjeçarët.
Kryeministri Edi Rama ka bërë këtë deklaratë gjatë fjalës përmbyllëse në Ditën e Parë të Dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, mes fermerëve dhe sipërmarrësve në sektorin bujqësor. Kreu i qeverisë njoftoi pezullimin e plotë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), një strukturë që, sipas tij, është kthyer në pengesë për zhvillimin e tregut dhe biznesit në vend.
“Do të pezullohet AKU, do të ngrihet një komision i posaçëm për seleksionimin e burimeve njerëzore që do të merren me inspektimin. AKU është shqetësimi më i madh i të gjithë sipërmarrësve, por edhe i restoranteve dhe kafeneve, sepse më shumë dëmton sesa ndihmon”, deklaroi Rama.
Ai urdhëroi Ministrinë e Bujqësisë të nisë menjëherë procedurat për pezullimin total të aktivitetit të AKU-së, ndërkohë që theksoi nevojën për një qasje të re në kontrollin dhe monitorimin e sigurisë ushqimore, bazuar te profesionalizmi dhe transparenca.
Natyrisht me urdhërin të mos ngacmojë restorantet, sa për grosistët e ushqimeve nuk ka nevojë për porosi. Ata e zgjidhin vetë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












