Janë arrestuar 2 drejtuesit kryesor të kompanisë së naftës më të madhe në vend, Bankers Petroluim.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka nisur një hetim penal ndaj kompanisë koncesionare “Bankers Petroleum Albania”, për dyshime mbi evazion fiskal dhe pastrim parash.
Operacioni është zhvilluar në bazë të një vendimi të Gjykatës së Fierit, e cila ka autorizuar kontrolle në ambiente të lidhura me aktivitetin e kompanisë dhe ka caktuar masa sigurie për disa prej drejtuesve aktualë dhe të mëparshëm.
Në kuadër të këtij hetimi janë vënë në pranga Leonidha Çobo, ish-administrator i kompanisë, Hongping Xiao, shtetas kinez dhe aktualisht drejtor pranë “Bankers Petroleum”, si edhe një tjetër shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.
Hetimi është përqendruar në skema të dyshuara të shmangies së detyrimeve tatimore, si dhe në transaksione që dyshohet se përdoren për pastrimin e parave, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën e funksionimit të kompanisë në tregun shqiptar të naftës.
Autoritetet hetimore pritet të zgjerohen më tej në verifikimin e lidhjeve financiare të kompanisë dhe bashkëpunëtorëve të saj, ndërsa procesi mbetet në zhvillim.m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/