Kokainë me qese për shitësit me doza në lagjet e Tiranës, policia kap një sasi te Ura e Beshirit

Shares

Siguronin lëndë narkotike Kokainë, e cila iu jepej shtetasve të tjerë, për ta ndarë dhe shitur në doza në Tiranë të Re, Kombinat dhe Selitë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Gjatë kontolleve, iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë.

Si rezultat i një hetimi tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin “Furnitorët”.

Në kuadër të tij, u kapën në flagrancë, teksa lëviznin me automjet, në aksin rrugor “Ura e Beshirit – Pezë”, dhe u vunë në pranga shtetasit B. A., 27 vjeç dhe R. S., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesa, atyre iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë, që dyshohet se do t’iu jepej shtetasve të tjerë, me qëllim shpërndarjen në doza në zonat “Tiranë e Re”, “Kombinat” dhe në Selitë.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...