SPAK nis dekodimin e telefonit I Phone të Laert Haxhiut në qeli

Shares

SPAK ka marrë në dorëzim telefonin IPhone, të Laert Haxhiut, ndërsa nis hetimin për kontaktet dhe komunikimet.

SPAK ka sekuestruar një telefon që dyshohet se ka qenë në përdorim të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu, brenda ambienteve të burgut. Pajisja iu dorëzua nga Policia e Burgjeve dhe pritet të ekzaminohet me qëllim zbardhjen e kontakteve dhe komunikimeve të mundshme që Haxhiu ka kryer gjatë kohës së qëndrimit në qeli.

Ekspertët e SPAK pritet të analizojnë të dhënat e telefonit për të identifikuar rrjetin e komunikimeve që i dënuari mund të ketë përdorur, duke përfshirë edhe personat e përfshirë jashtë institucioneve të vuajtjes së dënimit. Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se në fokus do të jenë mesazhet, thirrjet dhe çdo aktivitet tjetër i pajisjes, që mund të ndihmojë në zbardhjen e veprimtarive kriminale të mundshme të drejtuara nga brenda burgut.

Në të njëjtën kohë, Komisioni i Posaçëm për Vendosjen në Regjim të Veçantë (BIS41) ka nisur shqyrtimin e kërkesës për izolimin e Laert Haxhiut në një regjim më të ashpër. Sipas burimeve, po shqyrtohet mundësia që ai të vendoset në izolim të plotë për një periudhë njëvjeçare, për shkak të dyshimeve se ka ruajtur kontakte të paligjshme nga brenda qelisë.

Laert Haxhiu është një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri dhe është dënuar me burgim të përjetshëm për disa vepra të rënda penale, përfshirëi vrasje me paramendim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...