John Bolton, ish-këshilltari i Trump për sigurinë e konsideroi të nxituar vendimin për shpalljen non grata të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në intervistën ekskluzive në “Off the Record” më Andrea Dangllin, në A2CNN, ai tha se ky vendim është i ndikuar politikisht dhe duhet të rishihet.
“Këto vendime kanë qenë subjekte të ndikimeve politike. Unë mendoj që duhet rishikuar nuk e di deri në cmasë duhet të shkojë por dhe mendoj se nuk ishte i duhur dhe duhet të rishihet”.
Sipas tij duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë vendim.
“Mendoj që është pak nga të dyja shpresoj të kthehesha mbrapa dhe ta ribëja kjo është e pamundur por por shpresoj që të gjemë zgjidhje të shpejtë dhe të kemi një sjellje normale”. a2cnn
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/