Gjendet celular në qelinë e Laert Haxhiut në burgun e Korçës

Gjendet celular në qelinë e Laert Haxhiut në burgun e Korçës

120
0
Shares

Një celular është zbuluar brenda qelisë së Laert Haxhiut, i dënuar me burgim të përjetshëm, gjatë një kontrolli rutinë të ushtruar nga Policia e Burgjeve në ambientet e sigurisë së lartë të burgut të Drenovës, në Korçë.

Burime nga institucioni penitenciar bëjnë me dije se pajisja u gjet e fshehur në hapësirat personale të të dënuarit, pavarësisht se Haxhiu ndodhet në regjim të izoluar. Ende nuk dihet se në çfarë rrethanash është futur pajisja në qeli dhe nëse ajo është përdorur për komunikime të jashtligjshme.

Laert Haxhiu është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe u dënua me burgim të përjetshëm për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë vrasje mafioze dhe drejtim të një grupi të strukturuar kriminal. Ai konsiderohet një nga figurat më të rrezikshme të botës së krimit në vend. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY