23 vite nga rikthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në atdhe – Ekrem...

23 vite nga rikthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në atdhe – Ekrem Spahiu: “Një ditë e shënuar për shqiptarët”

57
0
Shares

Sot shënohet 23-vjetori i rikthimit në atdhe të Familjes Mbretërore shqiptare, një moment me rëndësi të veçantë për historinë moderne të vendit dhe për ata që identifikohen me vlerat monarkiste. Në këtë përvjetor, bashkëkryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Ekrem Spahiu, kujton ngjarjen e 28 qershorit 2002, kur pas 63 vitesh mërgimi të detyruar, familja e mbretit Zog rikthehej në Shqipëri.

“Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti për ne mbretërorët,” shkruan Spahiu në një postim, duke theksuar simbolikën e kësaj dite për gjithë ata që e konsiderojnë kontributin e kësaj familjeje të pazëvendësueshëm në historinë e kombit.

Në orën 11:15 të ditës së premte, më 28 qershor 2002, avioni “Boeing 727” i kompanisë “Million Air”, që kishte ngritur nga aeroporti “Lanceria” në Johanesburg të Afrikës së Jugut, u ul në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, duke sjellë në atdhe Familjen Mbretërore.

Spahiu nënvizon se ky kthim nuk ishte thjesht një ngjarje simbolike apo familjare, por një akt me peshë historike dhe morale për vendin. “U kthye në atdhe me të gjitha nderimet e duhura, ashtu sikurse e meritonte, jo thjeshtë për kontributet e jashtëzakonshme që kishte dhënë për shtetin dhe kombin shqiptar, por edhe për të ardhmen e shqiptarëve,” thekson ai.

Rikthimi i Familjes Mbretërore u prit në atë kohë me ceremoni zyrtare dhe vëmendje mediatike, duke shënuar një kthesë në raportin e institucioneve shtetërore me trashëgiminë historike të monarkisë.

Për mbështetësit e saj, kjo datë vazhdon të jetë një simbol i pandërprerjes së historisë dhe një kujtesë për rrënjët institucionale të shtetit shqiptar. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY