Arjan Ndoja dëshmon në GJKKO për atentatin e vitit 2019: “U godit...

Arjan Ndoja dëshmon në GJKKO për atentatin e vitit 2019: “U godit prokurori, jo Arjan Ndoja”

32
0
Shares

Ish-prokurori dhe deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, dëshmoi të premten në Gjykatën e Posaçme, në kuadër të procesit ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj tij në vitin 2019. Gjatë ngjarjes së rëndë, Ndoja dhe Aleksandër Laho (i njohur si “Rrumi i Shijakut”) u plagosën, ndërsa shoferi i makinës, Andi Maloku, humbi jetën.

Ndoja deklaroi se sulmi ndodhi më 1 nëntor 2019, pranë rrethrrotullimit të Shkozetit dhe sipas tij, “u godit prokurori, jo Arjan Ndoja”, duke e ndarë incidentin nga identiteti i tij personal. Ai tregoi se në momentin e atentatit ndodhej në makinë me Lahon, pas një dreke me disa persona.

“Një mjet na ndoqi nga pas. Shtënat nisën në pjesën e pasme të makinës, pastaj dolën në anën time dhe vazhduan të qëllonin. Shoferi përshpejtoi për të shpëtuar,” tha Ndoja, duke shtuar se në automjet u gjetën 13 predha. Ai sqaroi se nuk kishte bërë asnjëherë ankesë në prokurori për ngjarjen.

Ish-prokurori përmendi edhe shqetësime politike, duke thënë se në atë periudhë ndiente presion nga kryeministri Edi Rama dhe ish-zv.kryeministri Erion Braçe, për shkak të deklaratave të tyre publike në lidhje me procesin e vetingut. Megjithatë, i pyetur nga prokurori Adnand Xholi nëse mendonte se ata kishin lidhje me atentatin, Ndoja u përgjigj: “Jo, nuk e di.”

Seanca u tensionua nga përplasja verbale mes të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe dëshmitarit. Dervishaj pyeti në mënyrë provokuese nëse Ndoja kishte dijeni që ai kishte porositur atentatin apo nëse porosia kishte ardhur nga Braçe. Ndoja u përgjigj se “informacionet e dëgjuara i merr me rezervë” dhe e përballoi Dervishajn me fjalët: “E shoh, je trim ti.”

Dervishaj vijoi me një koment personal, duke i thënë Ndojës: “Mos kujto se po të kesh gisht në atentatin ndaj meje, do të të fal,” duke iu referuar një ngjarjeje të ndodhur në qershor 2019. Ndoja replikoi qartë: “Unë kam ardhur për atentatin tim, jo tëndin.”

Në të njëjtën seancë dëshmoi edhe ish-deputeti Halit Valteri, i cili pranoi se kishte shfaqur në Kuvend një video ku pretendonte se shfaqeshin autorët e atentatit, por sqaroi se nuk njihte personat në video dhe se e kishte përdorur për qëllime politike, për të rritur profilin e tij si deputet i opozitës. Ai theksoi se videon ia kishte dhënë Genci Maloku, babai i shoferit të vrarë.

Përgjigjet e Valterit/

Prokurori: Mund të na thoni çfarë funskioni keni patur gjatë 2019-2020?

Valteri: Kam qenë deputet.

Prokurori: E njihni Genc Malokun?

Valteri: E njoh pasi e kam njohur pak dite pasi ka ndërruar jetë djali i tij.

Unë isha deputeti i Kuvendit, isha aktiv kundër qeverisë.

Atë ditë më ka ardhur shtetatsi Genci Maloku dhe me ka thënë ‘më kanë vrarë djalin dhe kam video. Mua më erdhi keq dhe si deputet u mora me këtë çështje duke e shfrytëzuar politikisht.

Ai më dha një tablet ku shihen 2 persona njëri me kapele, tjetri pa kapele.

Ishte regjistrim i pamjeve filmike, pasi e tegova në Parlament ja ktheva tabletin Genc Malokut.

Prokurori: Tha gjë babai pse s’tregohet ngjarja?

Valteri: Babai i djalit më tha që vetëm po u dëgjua në Parlament do zbardhet ngjarja.

Emrat e personave s’më kujtohen.

Prokurori: Ke përmendur në interpelancë.

Valteri: Po kam përmendur disa emra pa i ditur kush janë, pra kam folur në emër të Genci Malokut.

Është vrarë shoferi i një prokurori të shtetit. Emra nuk mbaj mend, vetëm po të shoh dëshminë.

Më ka telefonuar Ramazan Rraja, e kam mik prej gjimnazi, më ka folur në mënyrë miqësore, më ka thënë ‘pse e ke përmendur emrin e Plaurent Dervishajt, me Lentin më tha…’

I thashë që ‘s’më ka lidhur jeta me të as nuk e njoh, por vetëm çfarë më ka thënë babai i viktimës’.

Njëherë tjetër e kam takuar babain e viktimës dhe më tha që pas interpelancës me ministrin do të zbardhet ngjarja.

Avokati Ilia Ilia: Kush ishte indicia që u takuat me babain e viktimës?

Valteri: Erdhi më takoi vetë, më qau hallin si qytetar.

Avokati Ilia Ilia: E njeh Arjan Ndojan?

Valteri: E njoh nga TV, si avokat si prokuror nuk kam ndonjë njohje familjare me të. Shtetasin Arjan Ndoja e njoh si personazh jo që kam patur ndonjë bisedë ose takim më përpara.

Ilia Ilia: A keni trajtuar në interpelanca të tjera situata të tjera, me atentatin e dyshuar si të organizuar nga klienti im, pasi është i vetmi atentat i filmuar dhe pa autor.

Valteri: Jo.

Avokati Ilia Ilia: A ke bieduar me shtetasin Sandër Lleshaj?

Valteri: E kam përdorur për çështje politike për të rritur statusin tim si deputet i opozitës.

Plaurent Dervishaj: Dëgjova nga dëshmitari që ka thënë ‘nuk ju lë Lenti i Durrësit’. Para se të dalësh në interpelancë ke dëgjuëar për emrin tim çfarë përfaqësoj?

Valteri: Jo s’kam dëgjuar, për çfarë ju përfaqësoni, pas bisedës me Ramazan Rrajën nuk kam folur më pasi ai më ka thënë që po i bie në qafë.

I kam shpjeguar se nuk kam patur asgjë personale.

Julian: Sa herë e keni parë videon?

Valteri: Atë ditë që ma dha Genci Maloku dhe njëherë para senacës plenare.

Julian: Ju bindeni vetëm me 2 herë të parë një video?

Valteri: Unë nuk jam prokuror, as ekspert kriminalistike, por fjalimi im ka qenë në të mirë të qytetarit, si deputet ku zëri i qytetarit të dëgjohet në Kuvend.

Avokati Ilia: Kërkoj të kontrollohen regjistrimet telefonike të dëshmitarit Valteri, ku ne pretendojmë që ajo interpelancë është krijuar nga 2 persona, Sandër Lleshaj dhe Arjan Ndoj.

E njëjta kërkesë u kërkua dhe nga Prokuroria. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY