REAGIMI/ U vodhën 153 milionë euro, tani drejt mbylljes ‘banka Rama-Beqaj’ e...

REAGIMI/ U vodhën 153 milionë euro, tani drejt mbylljes ‘banka Rama-Beqaj’ e sterilizimit

92
0
Shares

Ndërsa partneriteti publik-privat për sterilizimin në shëndetësinë shqiptare po i afrohet fundit ka reaguatër anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti në rrjetin social Facebook.

Alimehmeti ironizon lajmin se shërbimi i sterilizimit do t’i kalojë shtetit në vitin 2026, duke nënvizuar se ky vendim vjen vetëm pas shterimit të plotë të kontratës 10-vjeçare dhe një serie skandalesh të rënda.

“PPP e sterilizimit do të mbyllet – por vetëm pasi u abuzuan 153 milionë euro, pasi u zbulua se kontrata origjinale mungon në arkiva, pasi u konstatua falsifikimi i studimit të fizibilitetit, dhe pasi u arrestuan vetëm 8 zyrtarë të lartë,” shkruan Alimehmeti.

Ai shton se procesi është vonuar qëllimisht deri në përfundimin e afatit, për të mos prekur interesat e mazhorancës aktuale, ndërsa e sheh me dyshim edhe të ardhmen, duke paralajmëruar mundësinë e një skeme të re abuzive pas zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, shërbimi pritet t’i rikthehet shtetit në vitin e ardhshëm, por vendimi përfundimtar do të merret nga qeveria e re që do të formohet në shtator. Aktualisht, një grup monitorimi është në fazën përfundimtare të përpilimit të raportit final, mbi të cilin do të bazohet vendimmarrja.

Alimehmeti ironizon edhe qëndrimin e Ministrisë, duke theksuar se as tani nuk është kuptuar niveli i abuzimit, pasi institucionet ende po presin raportin për të dalë në një përfundim.

“Urojmë të mos shpiket ndonjë skemë edhe më abuzuese se kjo,” përfundon ai, me një notë të qartë zhgënjimi ndaj mënyrës se si është menaxhuar një nga koncesionet më të kontestuara në historinë e sistemit shëndetësor shqiptar.

Nga rreth 100 milionë euro që ishte programuar financimi i sterilizimit të sallave kirurgjikale për 10 vite, kosto reale e koncesionit arrti për 2017-2026 mbi 153 milionë euro ose 53 për qind më shumë se parashikimet në kontratën mes koncesionarit “Sani Service” dhe qeverisë shqiptare.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY