Një ngjarje me armë zjarri ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Shkodrës, ku një i ri 26-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, ku shtetasi Paulin Fusha 49 vjeç, një biznesmen me precedentë penalë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Jozef Çeka, 26 vjeç, duke i shkaktuar plagë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është identifikuar dhe shpallur në kërkim, ndërsa forcat e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/