Majlinda Bufi riparaqitet në SPAK për herë të tretë

Majlinda Bufi riparaqitet në SPAK për herë të tretë

58
0
Shares

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është paraqitur sërish këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për çështje të lidhura me administrimin lokal.

Kjo është hera e tretë që Bufi thirret nga SPAK, ndërsa mbetet e paqartë nëse ajo është thirrur në cilësinë e personit në hetim apo si person që ka dijeni për rrethana të një çështjeje penale.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se paraqitja e saj lidhet me hetime të nisura prej muajsh mbi abuzime të mundshme me fondet publike dhe tenderët lokalë. Deri më tani, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga SPAK mbi arsyet konkrete të thirrjes së saj.

Majlinda Bufi, përfaqësuese e Partisë Socialiste dhe një nga emrat me eksperiencë në pushtetin vendor, nuk ka dhënë deklarata për media pas daljes nga ambientet e prokurorisë. Ajo tha vezëm një fjali të shkurtër. ‘Të flasë drejtësia’. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY