Trump shpjegon për Fox News sulmin antibërthamor mbi Iranin. Çfarë thotë media...

Trump shpjegon për Fox News sulmin antibërthamor mbi Iranin. Çfarë thotë media iraniane

94
0
Shares

Avionet B2 të përdorur kundër Iranit

Presidenti Donald Trump foli me drejtuesin e Fox News, Sean Hannity, në një intervistë të realizuar pak pasi presidenti njoftoi për sulmet amerikane ndaj tre objekteve bërthamore iraniane.

Duke përshkruar bisedën e tyre, Hannity tha se Trump e kishte informuar se bombarduesit amerikanë të Forcave Ajrore, B-2 Spirit me teknologji të fshehtë, hodhën pesë ose gjashtë bomba të rënda për depërtim në bunkerë mbi impiantin e pasurimit të uraniumit në Fordow, Iran.

Bëhet fjalë për bomba të rënda, që mund të jenë GBU-57A/B Massive Ordnance Penetrators, me peshë rreth 30,000 paund secila.

Impianti bërthamor në Fordow është i ndërtuar disa qindra metra nën tokë, në një zonë malore të Iranit.

Bomba GBU-57 është e aftë të depërtojë deri në 200 këmbë në tokë dhe beton përpara se të shpërthejë.

Përveç bombarduesve, Hannity raportoi gjithashtu se nëndetëse amerikane, të vendosura rreth 400 milje larg, lëshuan një breshëri prej 30 raketash lundruese Tomahawk, me objektiv impiante bërthamore në Natanz dhe Esfahan të Iranit.

Ndërkaq agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA konfirmoi herët në mëngjesin e së dielës se objekti bërthamor i Fordow ishte goditur. Agjencia pranoi gjithashtu se kishte pasur sulme ndaj impianteve bërthamore në Natanz dhe Esfahan.

IRNA i referohet deklaratave të Akbar Salehi, zëvendësguvernator i Esfahanit për çështjet e sigurisë, i cili tha se kishte pasur sulme rreth këtyre impianteve, por nuk dha më shumë detaje.

Më herët, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte njoftuar se Shtetet e Bashkuara kishin bombarduar tre objektet bërthamore iraniane.

IRNA gjithashtu citoi një deklaratë nga provinca Qom në Iran, ku thuhet:

“Disa orë më parë, kur mbrojtja ajrore e Qomit u aktivizua dhe u identifikuan objektiva armiqësorë, një pjesë e objektit bërthamor të Fordow u sulmua nga armiqtë.”

Raporti i IRNA-s nuk ofroi të dhëna të mëtejshme.

Para se Donald Trump të miratonte sulmet ndaj bazave bërthamore iraniane, Republika Islamike kishte paralajmëruar që, nëse një gjë e tillë ndodhte, atëherë do të kishte hakmarrje. Tani që sulmi u krye, Irani mund të përdorë raketat balistike për të goditur bazat amerikane në Lindjen e Mesme dhe Mesdhe.

Kjo bën që një pjesë e mirë e bazave amerikane të jenë brenda rrezes së raketave balistike iraniane. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY