Ndahet nga jeta ish kreu i bashkisë së Pukës dhe mjeku i...

Ndahet nga jeta ish kreu i bashkisë së Pukës dhe mjeku i njohur

77
0
Shares

Nderim për Dr. Ndue Cara

Është ndarë nga jeta mjeku i njohur i Pukës dhe ndërkaq ish kryetar i bashkisë, dr. ndue Cara.

Ai është ndër themeluesit e PD dhe kryetar i parë i degës së kësaj partie në Pukë.

Kreu i PD, Sali Berisha ka ndarë vlerësimet e tij pë Carën dhe ndërkohë ka ngushëlluar për humbjen.

“Dr. Ndue Cara, që në krye të herës, u angazhua me Partinë Demokratike në Pukë, dhe si kryetar në drejtimin e saj. Ai ishte ndër qeveritarët vendorë më të respektuar të kësaj partie si Kryetar i Bashkisë Pukë.

Me ndarjen e tij nga jeta, familja e tij e nderuar humbi birin, bashkëshortin dhe prindin shembullor. Puka humbi intelektualin, mjekun e talentuar, humanistin e përkushtuar, qytetarin dinjitoz dhe qeveritarin e saj vendor të aftë e të ndershëm. Partia Demokratike humbi demokratin trim, të guximshëm dhe besnik si ai. Ndërsa të gjithë ne që e kemi njohur dhe kemi bashkëpunuar me Dr. Ndue Carën, humbëm një mik të dashur dhe të paharruar përjetë”, shkruan Berisha në rejetet sociale. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY