Lajmi për kontrollin e Gysit, Berisha: SPAK po hedh karamele për të...

Lajmi për kontrollin e Gysit, Berisha: SPAK po hedh karamele për të mbrojtur Ergys Agasin dhe Edi Ramën!

69
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se lajmi për kontrollin e Ergys Agasit është i rremë. SPAK po hedh karamele për të mbrojtur Ergys Agasin dhe Edi Ramën. Lajmin e hapi vetë Gysi.

“Çfarë qëndron aty? Dy makina që Troplinët kishin parkuar në oborrin e Ergys Agasit, shkoi policia dhe i mori, në një kohë kur kartelit Troplini nuk i është prekur as një e dhjeta, as një e njëzeta e perandorisë së tyre, të ekonomisë së ngritur mbi drogën dhe krimin. Shashkat mos i pranoni, ju lutem. A e dini kush e hapi lajmin? Autori i lajmit është vetë Ergysi. I tha një kolegut tënd gazetar… Edhe ju bëni investigime, edhe unë bëj investigime. U duk ajo. Ergysi vetë…”, deklaroi Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY