Përfundon seanca për shqyrtimin gjyqësor të padisë për shpifje mes Albana Vokshit e Vilma Nushit. Në 3 korrik paraqiten konkluzionet përfundimtare. Këtë të enjte SPAK paraqiti një dokument që provonte se kallëzimi i Vokshit në 2020 për koncesionin check uppit, është regjistruar dhe po hetohet prej 5 vitesh. GJKKO u vendos në lëvizje pas padisë për shpifje të biznesmenes Vilma Nushi, ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi, lidhur me deklaratat që kjo e fundit ka bërë në komisionin hetimor paralamentar në adresë të saj. Vokshi tha se fakti që SPAK ka regjistruar procedimin penal, tregon se me çfarë ka denoncuar ka patur të drejtë ndërsa shtoi se Nushi nuk u paraqit në komision. Lidhur me procedimin e 2020 për check up-in, Vokshi tha se pjesë kallëzimit ka qenë edhe Edi Rama, Ogerta Manastirliu dhe Ilir Beqaj, por në dokumentin e paraqitur sot nga prokurori Elvin Gokaj, përmendet vetëm emri i Vilma Nushit si person nën hetim, pasi ishte objekt i kërkesës për gjyqin e shpifjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/