Ergys Agasit i kontrollohen ambientet dhe i merret telefoni

Ergys Agasit i kontrollohen ambientet dhe i merret telefoni

294
0
Shares

Ergys Agasi nën vëmendjen e SPAK me sa duket pas një blerjeje të papritur të fabrikës së cigareve në Librazhd, pronë e një biznesi të lidhur me kontrabandën disavjeçare të duhanit nga Shqipëria në drejtim të vendeve evropiane.

Biznesmeni Ergys Agasi i jane kontrolluar shtepia, bizneset dhe sekuestruar telefoni celular. Aksioni është kryer nga SPAK, BKH dhe policia. Në fakt aksioni po vijon, ndërkohë që nuk ka mandat arresti për Agasin.

Besohet se kontrolli i tij është per llogari te hetimit qe lidhet me dosjen e fundit te kontrabandes ndjekur nga SPAK, një lajm pa zë e figurë në median e madhe shqiptare po ku 29 doganierë janë marrë në hetim.

Në banesën e biznesmenit Ergys Agasi në Mullet janë kryer bastisje nga agjentë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, po ashtu në banesën në Durrës dhe Tiranë si dhe biznese që zotërohet nga biznesmeni.

Emri i Ergys Agasit u bë i njohur në media pas intervistës së ish- zëvendëskryesminit Arben Ahmetaj për televizionin italian, Rai3. Ahmetaj ngriti akuza të forta për kryeministrin Edi Rama dhe lidhjet që ai pretendon se Rama ka me krimin e organizuar. Sipas tij këto lidhje koordinohen nga Ergys Agasi. Ky i fundit sipas tij është i vendosur në Durrës, pranë klanit mafioz në atë qytet.

Në reportazhin investigues të televizionit italian Rai3 thuhet se Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i një ish-deputeti socialist, përveç të tjerash pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe që merret me logjistikë. Nuk ka qenë kurrë i dënuar apo i hetuar për lidhje me mafian shqiptare, por shpesh mediat kanë folur për lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.

“Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias” – shprehej Ahmetaj në rrëfimin për RAI3. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY