SPAK mbyll hetimet, 4 të pandehur për korrupsion dhe shpërdorim detyre në...

SPAK mbyll hetimet, 4 të pandehur për korrupsion dhe shpërdorim detyre në çështjen e vitit 2020 në Dibër

192
0
Shares

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim më 16 qershor 2025 një çështje penale që përfshin katër të pandehur, përfshirë ish-oficerë të policisë dhe persona të lidhur me një ngjarje të rëndë të ndodhur në Dibër në vitin 2020.

Sipas dosjes, ngjarja lidhet me tentativën për vrasje më 9 janar 2020 në Peshkopi, ku shtetasi Adrian Shahi goditi me thikë bashkëfshatarin e tij, Bukurosh Zagradi. Për këtë rast u regjistrua procedimi penal nr. 09/2020 për veprën “vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”.

SPAK akuzon katër persona për veprime që synonin të zbutnin pozitat ligjore të Shahi-t në këmbim të ryshfeteve: Shuip Cami, ish-oficer policie, akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të drejtësisë”, pasi ka marrë 3 mijë euro për të ndikuar në hetim në favor të Shahi-t; Flamur Kurti, i dënuar më parë, akuzohet për “korrupsion aktiv të funksionarëve të drejtësisë”, pasi i ka dhënë shumën prej 3 mijë euro Camit për të ndihmuar Shahi-n; Fluturim Bajrami, banues në Itali, akuzohet për “korrupsion aktiv ndaj funksionarëve publikë”, pasi i ka dhënë 2 mijë euro një specialisti policie për të ndërmjetësuar pajtimin mes autorit dhe viktimës; Aldo Puca, oficer policie, akuzohet për “shpërdorim detyre”, pasi ka ndërprerë qëllimisht përgjimet dhe ka vonuar raportimin e komunikimeve korruptive, duke favorizuar autorin e dyshuar të krimit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY