Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka qenë jashtëzakonisht aktiv në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit, duke komentuar me tone të forta përshkallëzimin e tensioneve mes Iranit dhe Izraelit.
Në postimin e tij të fundit në platformën Truth Social, Trump i është drejtuar Iranit me një mesazh të prerë dhe të shkruar me shkronja kapitale, duke kërkuar: “IRAN, DORËZOHU PA KUSHTE!”
Pak më herët, Trump kishte publikuar një tjetër mesazh ku zbulonte se Shtetet e Bashkuara kishin patur mundësinë për të eliminuar liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei, por kishin zgjedhur të mos e bënin.
“Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje. Ne nuk do ta vrasim! Të paktën jo për momentin,” shkroi Trump, duke theksuar se vendimi për të mos vepruar kishte qenë i qëllimshëm.
Në një tjetër koment, ai shtoi:
“Por ne nuk duam që raketat të godasin drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë.”
“Durimi ynë po sosur. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”
Deklaratat e ish-presidentit vijnë në një moment kritik për zhvillimet në Lindjen e Mesme, ku përplasja mes Teheranit dhe Tel Avivit ka marrë përmasa të reja, duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar.
Trump, i cili ishte kthyer nga një takim të nivelit të lartë të G7 në Kanada, deklaroi se po punon për diçka “më të mirë se armëpushimi”, pa dhënë më shumë detaje për iniciativën apo mekanizmin që ka në mendje. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/