SPAK vendos të mos hetojë qeverinë për faljen e gjobave në fushatë

SPAK vendos të mos hetojë qeverinë për faljen e gjobave në fushatë

82
0
Shares

Aulon Kalaja duke dalë nga GJKKO

Kandidati për deputet, Aulon Kalaja, ka bërë të ditur se ka depozituar një ankim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me vendimin e SPAK për të mos nisur hetim penal ndaj Këshillit të Ministrave.

Kalaja shkruan në rrjete sociale se 20 ditë më parë ai dorëzoi në SPAK një kallëzim penal ndaj qeverisë, duke e akuzuar se kishte shkelur ligjin duke falur gjobat administrative vetëm dy ditë para zgjedhjeve, një veprim që sipas tij kishte ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin zgjedhor të 11 majit.

“Në vend që të hetonte, SPAK vendosi mosfillimin e procedimit penal ndaj Këshillit të Ministrave,” tha Kalaja në një deklaratë publike. Për këtë arsye, ai i është drejtuar gjykatës së shkallës së parë për të kërkuar rrëzimin e vendimit të SPAK dhe rihapjen e hetimit.

“Beteja vazhdon,” përfundon Kalaja, duke theksuar se kjo çështje ka të bëjë me integritetin e procesit zgjedhor dhe barazinë e garës, elementë që sipas tij u deformuan nga ndërhyrja e qeverisë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY