Gjykata, burg përjetë për 2 vrasësit e Çukut

Gjykata, burg përjetë për 2 vrasësit e Çukut

70
0
Shares

Gjykata e Tiranës dënoi me burgim të përjetshëm Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin për vrasjen e ish drejtorit të policisë se Vlorws Artan Çuku.

Vrasja e Artan Çuku ndodhi në 2017 në rrugën e “Kosovarëve”, ndërsa Bledar Jambelli u arrestua në Greqi në vitin 2018, si organizator dhe financues i krimit. Mikel Shallari, i cili u arrestua vetëm pak ditë pas krimit si personu që kreu vrasjen, vendosi të bashkëpunojë me Prokurorinë, duke treguar marrëveshjen e bërë me Jambellin për vrasjen. Shallari u dënua me vetëm 8 vite burgim, për shkak se ai kishte përfituar statusin e bashkëpunëtorit të Prokurorisë.

Motivi i vrasjes së Çukut ishte arrestimi që ish-kryekomisari Cuku i ka bërë porositësit Bledar Jambelli në vitin 2012, të akuzuar për vrasjen e Armando Delajt po atë vit, për të cilën, Jambelli u lirua dy vite më pas nga gjykata, madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY