Me vendim gjykate, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka ndërmarrë kontrolle në ambientet e Bashkisë së Tepelenës, në kuadër të një hetimi për abuzim me fondet e Bashkimit Europian dhe dyshime për shkelje në zbatimin e projektit për ndërtimin e një thertoreje në këtë zonë.
Operacioni i kontrollit u krye pas hetimeve të zhvilluara nga prokurori Bledar Maksuti, i cili drejton çështjen që lidhet me keqpërdorimin e fondeve publike të huaja dhe zbatimin e projekteve infrastrukturore me destinacion bujqësinë dhe sigurinë ushqimore.
Sipas burimeve nga drejtësia, në fokus të hetimeve janë procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e kompanive zbatuese, mënyra e përdorimit të buxhetit të BE-së, si dhe mospërputhja mes projekteve të deklaruara dhe punimeve të realizuara në terren. Thertorja që ishte parashikuar të ngrihej me standarde moderne, rezulton ende jofunksionale, ndërsa dyshimet janë se fondet janë keqpërdorur ose devijuar në mënyrë të paligjshme. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/