Kreu i PD, Sali Berisha nuk u paraqit sot në SPAK ndërsa avokatët e tij kishin njoftuar mungesën.
Berisha do të duhej të paraqitej në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”, por nuk është paraqitur në ambientet e kësaj strukture.
Kreu i PD nuk u paraqit për shkak të një gjendjeje virale.
Në SPAK u paraqit vetëm avokati i Berishës, i cili shpjegoi arsyen e mosparaqitjes së zotit Sali Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/