Vidhte sende me vlerë, aparate celular dhe shuma parash, në dyqane, automjete dhe stacione autobuzash në Tiranë, vihet në pranga 44-vjeçari.
Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste vjedhjesh.
Sekuestohen sende me vlerë, 8 aparate celular, municion luftarak, sende me vlerë, 3 mjete identifikimi të dyshuar të vjedhura dhe 1 armë e ftohtë.
“U kapën në flagrancë shtetasi R. L., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas dyshohet se është autor i tre ngjarjeve konkretisht:
-Me datë 13.06.2025, ka vjedhur një aparat celular në automjetin e një 54- vjeçari;
-Me datë 12.05.2025, në një stacion autobuzi, i ka vjedhur një shumë parash dhe 1 mjet identifikimi shtetasit F. P;
-Me datë 21.02.2025, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan tek “Pazari i Ri”.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjetën e sekuestruan sende me vlerë, 8 aparate celular, municion luftarak, sende me vlerë, 3 mjete identifikimi të dyshuar të vjedhura dhe 1 armë e ftohtë”, njoftoi policia e Tiranës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/