Do ketë kufizime në shkallë të gjerë në qarkullim në Tiranë përgjatë kësaj të hëne, me rastin e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, SEECP.
Më datë 16.06.2025, do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, konkretisht:
“Në ardhje të delegacioneve Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George W Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”.
-Në largim të delegacioneve: Rruga “George W Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit.
Gjithashtu, po me datë 16.06.2025, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e Dibrës”, njofton policia e Tiranës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/