Kushtetuesja gjeti shkelje në sekuestrot e Ahmetaj, Apeli i GJKKO i mbyll...

Kushtetuesja gjeti shkelje në sekuestrot e Ahmetaj, Apeli i GJKKO i mbyll sërish ato

99
0
Shares

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi këtë të shtunë masën e sekuestros ndaj tre pasurive të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet aktualisht në arrati. Vendimi është marrë nga gjyqtari Dhimitër Lara, pavarësisht faktit se Gjykata Kushtetuese në prill shfuqizoi vendimet e mëparshme për shkelje proceduriale dhe cenim të së drejtës së pronës.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë: Një apartament me sipërfaqe 167 m², i regjistruar në emër të Ahmetajt; Një llogari bankare me shumën 8,620.68 euro; Një depozitë bankare me shumën 115,692.84 euro.

Vendimi i Apelit mban datën 14 qershor 2025 dhe lidhet me çështjen nr. 36 akti, regjistruar më 30 maj, me objekt “caktim mase sigurimi pasuror, sekuestro preventive”. Kërkesa për rishqyrtim ishte kthyer nga Gjykata Kushtetuese, e cila në vendimin e saj të mëparshëm konstatoi se gjykatat kishin shkelur procedurat ligjore dhe të drejtën e pronës.

Ahmetaj është subjekt i një hetimi të hapur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Pak ditë përpara se të caktohej ndaj tij masa e sigurisë “arrest me burg”, ish-zyrtari i lartë u largua nga Shqipëria, duke shmangur ndalimin nga autoritetet.

Pavarësisht shfuqizimit të mëparshëm nga Kushtetuesja, Gjykata e Apelit vendosi të miratojë përsëri sekuestron e pasurive, duke mbajtur në fuqi vendimin nr. 296 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, të datës 17 korrik 2023. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY