Ushtria iraniane pritet të përdorë në ditët në vijim 2000 raketa në sulmet e ardhshme kundër Izraelit, një numër më të lartë në krahasim me raketat e lëshuara deri tani ndaj Izraelit.
Irani kishte ndërmend të lëshonte një breshëri prej 1000 raketash balistike në përgjigje të sulmit ndaj stacioneve të tij bërthamore, por nuk e bëri dot për shkak të dëmeve që iu shkaktuan bazave të saj ajrore, raportoi New York Times.
Ndërsa agjencia e lajmeve Fars e Iranit, raportoi se sulmet do të vazhdojnë mbi Izraelin.
“Ky konfrontim nuk do të përfundojë me veprimet e kufizuara të natës së kaluar dhe sulmet e Iranit do të vazhdojnë, dhe ky veprim do të jetë shumë i dhimbshëm dhe i keqardhur për agresorët”, raportoi Fars, duke cituar zyrtarë të lartë ushtarakë. Agresorët do të jenë shënjestra e një përgjigjeje vendimtare dhe në shkallë të gjerë nga ana e Iranit”, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Fars.
Irani ndërkaq ka njoftuar vdekjen e dy gjeneralëve të tjerë. Oficerët Gholamresa Mehrabi dhe Mehdi Rabani, dy anëtarë të lartë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, u vranë në bombardimet izraelite.
Mehrabi shërbeu si zëvendësshef i Departamentit të Inteligjencës në Shtabin e Përgjithshëm, ndërsa Rabani shërbeu si zëvendësshef i operacioneve. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuara të gjeneralëve në 8.
Të gjithë ata që duan përmbysjen e Republikës Islamike kanë qenë gjithmonë të shqetësuar për mundësinë e një marrëveshjeje midis Iranit dhe Amerikës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/