Berisha publikon të tjera video tronditëse me ‘trenin bullgar’ deri tek mbushja...

Berisha publikon të tjera video tronditëse me ‘trenin bullgar’ deri tek mbushja e kutive të votimit

34
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha publikoi sot të tjera video tronditëse nga votimet e 11 majit që përfshijnë ‘trenin bullgar’deri tek mbushja e kutive të votimit.

“Ky është komisioner, ky tani do kontrollojë votën.
Shikojeni se çfarë bën.
A e keni parë ju ndonjëherë këtë?

99d189a7-2af1-4c2f-812d-4241419c5dd6 800a1659-4d0c-4cb3-a4e8-7ee4f626d5c2 274933c5-ca55-4f37-9624-f4977a42443e
Ky fut dorën e zezë në kuti, nxjerr votën që ka votuar qyetari, e kontrollon sepse ky e di se po zbaton porosinë e Edi Ramës dhe ka mbrojtjen e Altin Troplinit.
Tani qetësohet. U zbulua se si ka votuar personi për të cilin ai është porositur. I ka marrë paratë personi, prandaj do kontrollohet nëse i meritoi paratë apo jo.
Merr fletën e votimit, tani shoku komisioner e shoqëron në dhomën e errët, pasi ai duhet të sigurohet për votën e tij.
Ka kontroll më policesk dhe më të poshtër të votës se sa ky?
Komisionari kriminel, pasi kreu misionin, kthehet në karrigen e detyrës.
Tani këtu kemi moment tjetër. Merr dy fletë votimi. Shikojeni.
Ky me dy është lule, po ka me katër.
Një, dy, pra me dy fletë votimi. Është paguar dy herë. Ka marrë dyfishin.
Tani, prapë Treni Bullgar këtu.
Vazhdo i thotë ky tjetri këtu. Bën sikur e fsheh, tani e nxjerr përsëri jashtë. Ja!
Ky sjell fletë votimi nga jashtë. Shikojeni!
Pra, ai është votues profesionist. Plotëson katër fletë aty pa ID, pa asgjë.
Të gjithë këta mbrohen nga Altin Troplini dhe banda e tij.
Tani një, dy fletë votimi.
Ky është fytyra e vërtetë e votimit të 11 Majit”, tha Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY