Edi Rama ka ndërmarrë një fushatë të egër presioni në nivelet më të larta mbi vëzhguesit ndërkombëtarë dhe drejtuesit e tyre, tha sot në një konferencë shtypi, kreu i PD, Sali Berisha.
“Qëllimi kryesor im këtu është t’u faktoj shqiptarëve të gjithë farsën e 11 Majit.
T’i faktoj komunitetit ndërkombëtar të gjithë përmasat e kësaj farse.
Edi Rama ka ndërmarrë një fushatë të egër presioni në nivelet më të larta mbi vëzhguesit ndërkombëtarë në Shqipëri dhe drejtuesit e tyre.
Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me këto trupa dhe ne u dërgojmë atyre të gjitha.
Edi Rama u ka shtruar një pyetje atyre: ku i keni faktet për ato që keni shkruar.
Faktet që ne kemi për 5 mijë qendra votimi janë një tërkuzë e gjatë mijëra e mijëra kilometra po të rreshtohen njëra pas tjetrës.
Por ne kemi gjithashtu synim të kthjellojmë shqiptarët, të qartësojmë shqiptarët, të motivojmë shqiptarët se qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira duhet të jenë beteja jonë me të gjithë potencialet.
Se tellallët, intelektualët e llumit, të lidhur me fije të panumërta me krimin e djeshëm dhe krimin e sotëm, me krimin politik të diktaturës e kam fjalën, dhe me krimin e bandave të sotme, që nga mëngjesi gjer në darkë, ku janë dhe ku nuk janë, përpiqen të përligjin farsën e Edi Ramës, përpiqen të mashtrojnë shqiptarët se fajin e ka opozita, përpiqen të mashtrojnë shqiptarët se Edi Rama vodhi, por i fitoi, duke treguar moralin e kalbur të tyre.
Pra, përballë kësaj propagande të kontrolluar plotësisht nga qeveria dhe të paguar nga qeveria, ne paraqesim çdo ditë fakte dhe dokumente që dëshmojnë, u provojnë shqiptarëve se çfarë ndodhi me 11 Maj dhe në fushatën elektorale në Shqipëri”, tha Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/