Armela Krasniqi
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vijuar fushatën e edukimit medatik në qytetin e Durrësit, ku më shumë se 200 nxënës të gjimnazeve “Gjergj Kastrioti”, “Naim Frashëri” dhe “Leonik Tomeo”, kanë ndjekur një cikël videosh të përgatitura nga AMA, mbi fenomene të ndryshme negative dhe rreziqe që bota virutale fsheh.
Në këtë seancë të Edukimi Mediatik, ka qenë e pranishme edhe kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi.
Në videot e shfaqura, prodhim i Autoritetit të Mediave Audiovizive në bashkëpunim me rregullatoritn turk, RTUK, nxënësit kanë ndjekur konkretisht informacione mbi rreziqet e njohura të mjediseve kibernetike dhe masat për të pasur sigurinë në rrjet; mediat sociale; reklamat online; ndarja e informacioneve personale për veten dhe familjen; rreziqet nga virueset dhe vjedhjet e informacionit etj. Është diskutuar për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale, masat paraprake të mbrojtjes apo edhe llojet e të dhënave personale që nuk duhet të ndahen me të tjerët. Një temë e veçantë dhe e rëndësishme ka qenë gjuha e urrejtjes online në të gjitha format e shfaqjes së saj. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/