Bashkëpunoi për vjedhjen e parave të një drejtuesi taksie dhe të një punonjësi në karburant, kapet 23-vjeçarja.
Kjo shtetase dhe bashkëpunëtori i saj, aktualisht në kërkim, me precedent të theksuar për vjedhje.
“U vu në pranga F. K., 23 vjeçe, banuese në Krujë.
Nga këto veprime dyshohet se 23-vjeçarja dhe shtetasi E. N., 29 vjeç, banues në Mamurras (i shpallur në kërkim), më datë 30.05.2025, në fshatin Fushë Mamurras, i kanë vjedhur një shumë parash, drejtuesit të taksisë ku ishte pasagjere shtetasja F. K., duke e kanosur me armë.
Më datë 10.05.2025, dyshohet se 29-vjeçari ka hyrë i maskuar në ambientet e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ka kanosur punonjësin dhe në bashkëpunim me shtetasen e ndaluar, i kanë vjedhur xhiron ditore.
Vijon puna për kapjen e shtetasit E. N.”, njoftoi policia e Kurbinit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/