Ushtria izraelite lajmëroi këtë mbrëmje se “i gjithë Izraeli është nën zjarr” pasi Teherani ndërmori sulme hakmarrëse të premten, në përgjigje të sulmeve të Izraelit ndaj objektivave ushtarake dhe bërthamore iraniane, raportoi CNN.
Irani konfirmoi të premten në mbrëmje, sipas orës lokale, se kishte lëshuar “qindra raketa balistike të tipeve të ndryshme” drejt Izraelit, duke e quajtur këtë veprim si “fillimi” i “përgjigjes shkatërruese”.
“Pak më parë, me nisjen e qindra raketave balistike të llojeve të ndryshme drejt territoreve të pushtuara, ka nisur operacioni i përgjigjes vendimtare ndaj sulmit të egër të regjimit sionist,” raportoi agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA.
Ekipet e CNN në Tel Aviv dhe Jerusalem dëgjuan shpërthime të mëdha, ndërsa pamjet nga Tel Avivi treguan raketa në ajër dhe tym që ngrihej mes rrokaqiejve të qytetit.
Sipas një deklarate të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, sistemet mbrojtëse janë në funksion për të kapur raketat. Publikut i është kërkuar të strehohet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/