Hajdut i palodhur, 4 vjedhje në pak orë brenda natës, por zbulohet...

Hajdut i palodhur, 4 vjedhje në pak orë brenda natës, por zbulohet nga kamera

40
0
Shares

Më datë 11, vodhi para në çantat e 3 punonjëseve në spitalin e Elbasanit dhe një natë më pas, vodhi me thyerje, pajisje elektronike në një dyqan, kapet 40-vjeçari.

I arrestuari, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Gjenden në një banesë të braktisur dhe sekuestrohen pajisjet e vjedhura.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të 4 qytetarëve, për vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në kuadër të operacionit “Skeda”, identifikuan, lokalizuan dhe kapën autorin e dyshuar të këtyre rasteve, shtetasin A. Ç. alias A. B., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se:
-gjatë natës së datës 11.06.2025, në spitalin rajonal të Elbasanit, ka vjedhur shuma parash, në çantat e 3 punonjëseve;
-rreth mesnatës së datës 12.06.2025, pasi ka thyer derën e një dyqani në lagjen “Sul Paprri”, ka vjedhur aty, pajisje elektronike, të cilat u gjetën nga shërbimet e Policisë, në një banesë të braktisur, në të njëjtën lagje”, njoftoi policia e Elbasanit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY