I hidhte mbeturinat e mishit të pulës në Bunë, policia nis procedimin...

I hidhte mbeturinat e mishit të pulës në Bunë, policia nis procedimin penal

48
0
Shares

Policia e Shkodres ndaloi sot autorin e ndotjes ne Bune ndersa u filmua duke hedhur nga makina mbeturina te mishit te perpunuar te pulave te kompanisë ‘Driza’.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një automjet me logon e një kompanie, nga i cili hidhen mbetje në lumin Buna, sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kryer veprimet hetimore për rastin dhe kanë identifikuar shtetasin K. Gj., i cili shfaqet në video, duke hedhur nga automjeti në lumë, mbetje të kompanisë ku ai punon, e cila ka si veprimtari përpunimin e mishit të pulës.

Në përfundim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në penal për shtetasin K. Gj., 31 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, njoftoi policia e Shkodres.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon mediat dhe qytetarët, për denoncimet dhe bashkëpunimin me Policinë, dhe i fton ata që të vijojnë të denoncojnë rastet e dhunës dhe të çdolloj paligjshmërie, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të menjëhershëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY