I dëmtuari akuzues Romeo Kara ka paraqitur më 9 maj 2025 një kërkesë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: “Kërkesë për gjykim lidhur me veprat penale të fyerjes dhe shpifjes publike të kryer nga deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Monika Kryemadhi”.
Pas shqyrtimit të çështjes penale me nr. 98 regjistri, gjykata, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, shpalli më 11 qershor 2025 vendimin Nr. 40, me të cilin vendosi pushimin e çështjes penale ndaj të pandehurës Monika Kryemadhi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes”, të parashikuara nga nenet 119/2 dhe 120/2 të Kodit Penal, për shkak të mungesës së kushteve ligjore për vijimin e procedimit penal; Ngarkoi viktimën akuzuese, Romeo Kara, me shpenzimet gjyqësore të procedimit; Lajmëroi se vendimi mund të ankimohet brenda 15 ditëve nga dita pasuese e njoftimit të vendimit të arsyetuar, pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Kara ka të drejtë të ndjekë më tej rrugët ligjore përmes ankimit të këtij vendimi në instancën e apelit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/