Ka reaguar BkT në lidhje me disa lajme të shpërndara nga disa media online, me sa duket një formë presioni ndaj bankës për përfitime financiare.
DEKLARATA E BKT/,Së fundmi, një portal lajmesh publikoi një artikull të pasaktë dhe tendencioz, i cili u shpërnda më vonë nga disa portale të tjera dhe llogari në rrjetet sociale.
Ky artikull përmendte emra të njohur për publikun e gjerë, të cilët janë nën hetim nga autoritetet ligjzbatuese, duke i lidhur ato me disa pretendime të pavërteta dhe spekulime mbi hetime që nuk ekzistojnë, për Bankën Kombëtare Tregtare, duke u përpjekur për të ndërtuar një narrativë të sajuar me qëllimin e vetëm për të implikuar padrejtësisht BKT-në.
Ne deklarojmë në mënyrë të prerë se ky artikull është plotësishti i pavërtetë dhe me qëllime keqinformuese, dhe duket se është pjesë e një fushate të qëllimshme për të dëmtuar reputacionin e BKT-së — një prej institucioneve financiare më të besueshme nëShqipëri, që operon nën mbikëqyrjen e autoriteteve rregullatore përkatëse dhe e vlerësuar vazhdimisht si një ndër bankat më të mira në Shqipëri.
Nuk ka asnjë hetim apo proces ligjor kundër BKT-së dhe banka nuk është kontaktuar nga asnjë autoritet lidhur me akuzat e përmendura në këto portale. Publikime të tilla të kësaj natyre kanë ndodhur herë pas here, dhe ne kemi ndërmarrë veprimet ligjore për të mbrojtur interesat e bankës, të drejtuesve të saj dhe të aksionarëve kundrejt dëmtimit të reputacionit të shkaktuar nga këto lajme të sajuara.
Ne jemi plotësisht të sigurtë në integritetin tonë, në mënyrën e funksionimit dhe në përputhshmëri me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi, dhe jemi të hapur ndaj çdo hetimi nga institucionet përkatëse ligjzbatuese dhe mbikëqyrëse.
Reagimi në detaje ndaj publikimeve të tilla për shkak të ligjit të mbrojtjes së të dhënave personale e kufizon bankën për t’upërgjigjur për çdo element të përmendur në këto publikime. Megjithatë, ne ritheksojmë gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar plotësisht me çdo hetim apo autoritet ligjor, nëse kjo do të kërkohet.
Ne besojmë te sistemi i drejtësisë, që do të mbrojë të drejtën e institucioneve dhe drejtuesve të tyre nga këto sulme dashakeqësedhe lajme të pavërteta të cilat synojnë prishjen e imazhit dheminimin e besimit ndaj institucioneve bankare përmeskeqinformimit duke përbërë rrezik për stabilitetin financiar tëvendit. Veprime të tilla janë të dënueshme me ligj në shumëvende të tjera.
Banka Kombëtare Tregtare mbetet e përkushtuar për të ruajtur standartet më të larta të integritetit, transparencës dhe shërbimit ndaj klientëve.
Falënderojmë klientët tanë, partnerët dhe publikun e gjerë përbesimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Banka Kombëtare Tregtare
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/