Shqipëria është pranë hapjes së negociatave përGrupkapitullin 4 – Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme.
Sot, më 11 qershor 2025, pasi ka konstatuar se Shqipëriaështë mjaftueshëm e përgatitur për të hapur negociatat, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeveanëtare të Bashkimit Evropian, autorizoi Presidencën e BE-së dhe Presidenca Polake i dërgoi sot letrënShqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e sajnegociues mbi katër kapitujt e përfshirë nëGrupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
“Pozicioni negociues do t’i paraqitetKonferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet sëshpejti nga Presidenca e Këshillit të BashkimitEvropian.
Kapitujt e Grupkapitullit 4 përfshijnë fusha shumë tërëndësishme për ekonominë, biznesin dhe që prekindrejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janëfaktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit”, njoftoi sot qeveria shqiptare.
Kapitulli 14, i cili trajton politikën e transportit, synonpërmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore e hekurudhore;
Kapitulli 15 lidhet me sektorin e energjisë dhe garantimine furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji;
Kapitulli 21 fokusohet te rrjetet trans-evropiane dhendërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së, si pjesë e rëndësishme e Korridoreve Evropiane;
ndërsa Kapitulli 27 vlerëson mbrojtjen e mjedisit dhepërballimin e ndryshimeve klimatike, përmesstandardeve të larta të BE-së. r.q
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/