“Makina nga Brukseli, emra policësh dhe pagesa për vrasjen e Besmir Haxhisë”

“Makina nga Brukseli, emra policësh dhe pagesa për vrasjen e Besmir Haxhisë”

29
0
Shares

Në vijim të dëshmisë së tij si bashkëpunëtor i drejtësisë në mega-procesin “Plumbi i Artë”, Erjon Alibej ka zbuluar të tjera detaje që lidhin rrjetin kriminal me persona brenda dhe jashtë vendit, përfshirë figura të dyshuara nga diaspora dhe zyrtarë të policisë.

“Makinen Toyota ja kam blerë Alban Qerosit, kështu i thërrasin. Ky rri në Bruksel. Ka qenë shok dhe ortak i Endritit në narkotrafik. Makinat ishin në Shijak, kishte dy makina madje. Unë në SKY ECC kam pas kodin ‘Lizz’ dhe ‘Kumi’, kurse në Enkro Chat e kam pas ‘Noku’.”

Në një tjetër fragment të dëshmisë, Alibej flet për lidhjet e tij me persona që, sipas tij, ishin në dijeni të planeve kriminale dhe madje kishin bashkëpunuar.

“Unë rrija në shtëpi, por vinin më takonin miq e shokë. Kanë ardh edhe policë, si Leonard Palushi. Arjan Spahiu ka qenë në dijeni të planeve tona dhe më ka ndihmuar nga ana monetare. Arjani fliste edhe me ‘Fat Katnarin’, ky kishte informacion mbi personat që më goditën familjen.”

Alibej ka zbuluar edhe detaje për mënyrën se si kishte siguruar informacion për Besmir Haxhinë, një nga viktimat në atentatet e përgjakshme.

“Foton e Besmir Haxhisë e kam nxjerrë nga sistemi TIMS. Kisha investiguar për të, se ai kishte marrë pjesë në tre atentate ndaj familjarëve të mi. Emrin e tij nuk e mbaj mend mirë, ma ka thënë Nuredini apo e kisha mësuar më përpara. Mesa di, lekët për vrasjen i ka ndarë Nuredini. Më tha që i ka dhënë nga 35 mijë euro secilit.”

Dëshmia e Alibejt pritet të pasohet nga pyetje të tjera nga organet hetimore dhe mbrojtja, ndërsa procesi në SPAK vijon të hedhë dritë mbi përmasat e organizimit kriminal që dyshohet se ka vepruar për vite me radhë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY