Strukturat e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftuan sot se, për shkak të festës zyrtare të Kurban Bajramit, kanë vendosur të shtyjnë afatin për aplikimet në garën për oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) deri në orën 16:00 të ditës së sotme.
Deri në këto momente, kanë aplikuar 5 kandidatë, mes të cilëve spikasin emra të njohur nga strukturat e rendit dhe drejtësisë. Burime zyrtare bëjnë me dije se ndër aplikantët është edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, si dhe tre oficerë aktualë të BKH-së.
Po ashtu, në garë kanë hyrë edhe dy ish-punonjës policie dhe një prokuror, duke shtuar konkurrencën në këtë proces të rëndësishëm për përzgjedhjen e oficerëve të rinj të BKH-së.
Bëhet fjalë për ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano; zëvendës drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta, vëllain e Artan Cukut, Kryekomisari i shpallur Dëshmor i Atdheut, oficeri Mentor Cuku; dhe ish-shefin e Policisë, Elton Kërluku.
Më 16 qershor, SPAK do të bëjë publik numrin total të kandidatëve që kanë aplikuar dhe do të shpallë procedurën e plotë të testimit, e cila do të zhvillohet në 7 faza të ndara. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/