Ekzekutimi i biznesmenit, gjykata e Tiranës, 50 vite burg autorëve

Ekzekutimi i biznesmenit, gjykata e Tiranës, 50 vite burg autorëve

57
0
Shares

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e prokurorisë, dënon me 55 vite burg në total autorët e vrasjes së Edmond Papës.

Togat e zeza dënuan me 30 vite burg Andrew Bode, ekzekutorin e biznesmenit Edmond Papa, për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje të armëve”.

Ndërsa 30-vjeçari Alban Velo u dënua me 25 vite burg për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim. Dy të pandehurit do të vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë për shkak të rrezikshmërisë që ata paraqesin.

Edmond Papa u ekzekutua më 16 dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës në Tiranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY