Berisha denoncon me video blerjen e votave në Tiranë: Ky është momenti...

Berisha denoncon me video blerjen e votave në Tiranë: Ky është momenti i ndarjes së parave. Personat janë identifikuar

65
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha denoncon me video blerjen e votave në Tiranë. Pamjet tregonin persona që jepnin para në Babrru. Berisha tha se personat në video janë identifikuar.

“Natyrisht shpërndarja e fshehtë e parave është vështirë të kapet sepse ata që kryejnë këtë krim elektoral, bëjnë çdo gjë që të fshihen gjurmët e tij dhe të mos dalë.
Megjithatë kamerat e qytetarëve syçelët kanë filmuar momentin kriminal të ndarjes së parave për vota.
Dhe kjo jo të themi pas Dajtit apo në Mokër apo në Tropojë apo në zonat më të largëta.
Jo, kjo në Tiranë, në Babrru dhe urdhëroni videon që do u paraqes sot para jush”, tha Berisha.

Në vijim ai theksoi se personat në video janë identifikuar.

“Personazhet në video janë të identifikuar plotësisht.
Janë eksponentë të thekur të PS”, shpjegoi Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY