Burgu i Durrësit ku ndodhet Veliaj
Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi sot kërkesën e Veliajt për ndryshim të masës së sigurisë.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Veliaj nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati Ermir Beta.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara. Veliaj është nën 3 akuza përfshirë dhe pastrim të produkteve kriminale. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/