Dy ngjarje të rënda janë regjistruar dje në kryeqytet, ku humbën jetën dy persona në rrethana të ndryshme.
Në lagjen Yzberisht, një i mitur 14 vjeç dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e pallatit ku banonte tezja e tij. Ngjarja ndodhi në orët e pasdites së 7 qershorit dhe pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë në spital, i mituri nuk arriti të mbijetojë. Policia po heton për të sqaruar rrethanat e këtij rasti tragjik.
Po në të njëjtën ditë, në zonën e “Qytetit Studenti”, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga një lartësi. Ai u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia është duke punuar për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e motivit të mundshëm të ngjarjes.
Grupet hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë po vijojnë punën për të sqaruar plotësisht të dy rastet. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/