Balliu në takime intensive në Berlin: Farsa elektorale e Ramës nuk duhet...

Balliu në takime intensive në Berlin: Farsa elektorale e Ramës nuk duhet të pengojë aspiratën europiane të Shqipërisë

48
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, z. Klevis Balliu, zhvilloi një sërë takimesh të nivelit të lartë në Berlin, ku u prit nga përfaqësues të Bundestagut gjerman dhe të Parlamentit Europian, si edhe nga figura me peshë të skenës politike gjermane dhe ndërkombëtare.

Gjatë vizitës së tij zyrtare, z. Balliu u takua me z. Tilo Braune, ish-Sekretar Shteti në Ministrinë Federale për Transport, Ndërtim dhe Strehim të Gjermanisë;
me z. George Tsereteli, ish-President i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së;
si dhe me deputetin e respektuar të Bundestagut, z. Volkmar Klein.

Në këto takime, z. Balliu përcolli me përgjegjësi institucionale shqetësimet e opozitës lidhur me degradimin e standardeve demokratike në Shqipëri, i cili, sipas tij, është pasojë direkte e kapjes së shtetit dhe instrumentalizimit të institucioneve nga ana e Kryeministrit Edi Rama.

“Zgjedhjet vendore të 11 majit përfaqësojnë një proces tërësisht të deformuar, të cilat u përdorën si mjet për të konsoliduar pushtetin personal, në kundërshtim me parimet themelore të një sistemi demokratik funksional,” deklaroi z. Balliu.

Ai nënvizoi se integrimi europian i Shqipërisë nuk mund dhe nuk duhet të vihet në rrezik nga interesa të ngushta politike apo nga tendenca autokratike të individëve në pushtet.

“Aspirata europiane e Shqipërisë është një projekt kombëtar që i përket qytetarëve dhe jo një privilegj i qeverisë së radhës. Asnjë farsë elektorale dhe asnjë manipulim politik nuk do të jenë në gjendje të zhbëjnë vullnetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për t’u bërë pjesë e familjes europiane,” përfundoi Balliu.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY