Të dënuar politikë të regjimit komunist dhe aktivistë protestuan sot te ish-burgu i Spaçit në Mirditë pas ndërhyrjeve që u bënë atje me lejen e qeverisë Rama.
Ndërhyrjet u bënë atje me pretekstin për xhirimin e një filmi ndërsa ish të përndjekurit akuzojnë se aty po fshihet historia.
Një nga bashkëvuajtësit e këtij burgu famëkeq, analisti Fatos Lubonja tha se në Spaç po cenohet kujtesa. “Këtu ka shumë gjëra që nuk flasin, por ti i kërkon. Edhe ky guri atje flet më shumë se një gur i ri. Dy baraka të gjata, njëra ka qenë menca e cila është zhdukur fare dhe kuzhina që ishte këtu. Ajo që shihni me tarracë që duan ta restaurojnë që ta bëjnë ashtu siç ka qenë, në ’73 ajo nuk ka qenë ashtu”, tha Lubonja. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/