Tentoi të dalë nga Shqipëria përmes Rinasit me 194.000 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 45-vjeçari izraelit.
Sekuestrohet shuma e parave.
“Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Y., 45 vjeç, me shtetësi izraelite, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 194.000 euro që synonte të dilte nga Republika e Shqipërisë pa i deklaruar konform ligjit”, njoftoi policia e Tiranës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/