Ish drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është mes katër kandidaturave për kreun e BKH.
Nano e ka ushtruar detyrën e drejtuesit të Policisë së Shtetit për vetëm 10 muaj, nga tetori 2021 në gusht 2022.
Nano u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave, më 31 gusht 2022, me argumentin se nuk kishte përmbushur objektivat në krye të detyrës dhe vendin e tij e zuri Muhamet Rrumbullaku. Mbeti enigmë arsyeja e vërtetë e shkarkimit.
Drejtores të BKH-së Aida Hajnaj i mbaron mandate në datën 31 gusht. Komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave përbëhet nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Behar Dibra. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/