Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Edi Ramës, i cili shkumonte, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha ndërsa shtoi dyshime rreth vetvrasjes fill mënpas të një efektivi të gardës.
“A e morët ju vesh pse u shkarkua komandanti i Gardës. Pse e censuruat ju lajmin, të vërtetën e shkarkimit të tij. Një socialist i thekur thotë ai, por e shkarkoi për fajin e vetëm se, doli lajmi i shtrimit të Edi Ramës, urgjent në spital.
Se sipas Edi Ramës, ky Onuzi duhet të ja qepte gojën të gjithë personelit që e panë se në ç’gjendje shkumonte dhe ky ishte fajtori. Dhe unë denoncoj heshtjen e mediave, sidomos me vetëvrasjen që ndodhi fill mbrapa të ushtarit të Gardë.
Një ushtar profesionist, një njeri i detyrës, u gjet i vrarë në makinën e tij. Ju kujtohet ju vrasja i shoferit të Fatmir Xhafajt, kur ishte ministër i Brendshëm.
Kurse ky, çfarë ndodhi me të.
E paraqitën se ky vrau veten në makinë. Edhe për Mehmet Shehun thanë se, vrau veten në dhomë të gjumit. Unë nuk kam të dhëna, dhe i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, por bëj thirrje, Avokatit të Popullit dhe ju garantoj se, opozita do ta hetojë sepse kjo ndodhi fill pas shkarkimit brutal të Komandantit të Gardës”, tha Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/