Dy spiunë të nisur me urgjencë, nuk dihet nëse e mbrojtën apo e shitën Ramën në Bruksel, por nga takimi dolën me fytyrë të nxirë, tha kreu i PD, Sali Berisha sot në Tiranë gjatë një konference për shtyp.
Edi Rama nisi dy përfaqësues të tij në Bruksel të cilët e mbrojtën apo e tradhëtuan atë nuk e di, por një gjë u them shqiptarëve, dolën nga ajo mbledhje me fytyrë të nxirë, më të nxirë se këpucët e tyre.
Dhe njëri prej tyre, ata që e panë, konstatuan se ishte në shok psikik. Po absolutisht.
Pastori që ku mbahej, kurse Etieni ishte sfazuar fare.
U kthyen dy spiunët e qeverisë siç erdhën. Unë i quaj të pafajshëm sepse ishin para një misioni të pamundur.
‘Mission impossible’ (mision i pamundur). Nuk mund të mbronin ata dorëzimin e portit prej vitesh kartelit më të fuqishëm të drogës, Pojave.
Dorëzimin e autostradës së heroinës, Çelëve.
Nuk mund të mbronin ata zhdukjen e inceneratorit 130 mln euro nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Nuk mund të mbronin ata implikimin e Olsi Ramës, ishte dhe nuk ishte, ua shpjegova unë punën e tij me grupin Xibraka.
Ata ishin në një mision të pamundur.
Nuk mund të mbronin ata aferat e Alalabarit me Edi Ramën.
Nuk mund të mbronin ata lidhjet e Edi Ramës me Pëllumb Gjokën.
Por kur e dinin dhe Adelajdën, e morët vesh ju. Aty personazh nuk ishte vetëm Sueli, por edhe Adelajda Rroko, e cila garantonte të gjitha karteleve të drogës dhe karteleve kriminale, kundrejt shpërblimeve shumë të mëdha për Edi Ramën, lejet e ndërtimit dhe investimet e aferave.
Pra, nuk mund të mbronin vendimin e Edi Ramës për të dhënë 100euro shpërblim për çdo pensionin në mes të fushatës elektorale.
Nuk mund të mbronin faljen e 200 mln eurove në kundërshtim me çdo ligj, dy ditë para zgjedhjeve.
Nuk mund të mbronin policinë politike e votës të administratës shqiptare të shndërruar në armatën e patronazhistëve, dhjetëra e mijëra punonjës.
Nuk mund të mbronin dhjetëra e mijëra leje legalizimi, certifikata pronësie, leje ndërtimi të dhëna për vota, gjatë fushatës elektorale.
Nuk mund të mbronin 29 mijë hektar, 140 herë më shumë se e lejon ligji, kanabis për votë.
Ndaj dhe ata dolën pothuajse si për serum nga ajo mbledhje”, tha Berisha. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/