Zbatimi i marrëveshjes për pensionet Shqipëri-Itali hyn në fuqi nga 1 qershori

Zbatimi i marrëveshjes për pensionet Shqipëri-Itali hyn në fuqi nga 1 qershori

95
0
Shares

Nga 1 qershori 2025 ka hyrë në fuqi marrëveshja dypalëshe për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e sigurimeve shoqërore për rreth 500 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë qytetarë italianë.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024 dhe u finalizua gjatë vizitës së kryeministres italiane Giorgia Meloni në Tiranë në maj, ku dokumenti përkatës iu dorëzua kryeministrit Edi Rama në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian.

Marrëveshja u jep mundësi përfitimi individëve që kanë kontribuar në sistemet e sigurimeve shoqërore të të dyja vendeve, por që deri më tani nuk kanë plotësuar kushtet për të përfituar pension në asnjërin prej tyre. Sipas A2 CNN, rreth 20% e personave mbi 67 vjeç, të cilët deri tani nuk kanë marrë pension, do të përfitojnë nga kjo marrëveshje, me një përfitim të mundshëm që mund të arrijë deri në 400 euro në muaj.

Pagesat do të jenë proporcionale me vitet e punës së kryera në secilin shtet dhe përfituesit do të kenë të drejtë të marrin pensione nga të dy vendet. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY