Licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me Edi Ramën dhe partinë e krimit! Nuk ka pasur tender për to, tha sot në një konferencë shtypi, kreu i PD, Sali Berisha.
“Janë dhënë ato të gjitha licencat. Nuk jemi marrë konkretisht me emrat, por licencë kush përveç njerëzve të lidhur me drogën dhe Ramën nuk merr. Besoj se është e qartë ajo. Aty nuk ka pasur tender për marrjen e tyre. Berisha: Problemi është se mbillen 1 miliard e 300 mijë rrënjë dhe unë e lashë me të lirshëm, 2 metër katrorë rrënja, se janë disa më të vogla, se këta i kanë sofistikuar farnat tani, sjellin farna 45-ditore, që e mbjellin 2-3 herë brenda vitit. Por kjo është sasi e padëgjuar ndonjëherë. Atë e marrin të gjithë partia e krimit. Kush e merr? Janë plantacione të partisë së krimit. Nuk mund të jetë tjetër kush”, shpjegoi Berisha.
Ndërsa gazetari Armand Maho shpjegoi mënyrën se si lejet e kanabisit kanë ndikuar në votime.
”Prapa kësaj mund të qëndrojnë gjithmonë grupet kriminale, që përcaktojnë zonat se ku kanabisi ka THC-në më ët lartë, që duhet ta kesh 25 përqind. Pra, kjo procedurë, siç është ndjekur në Kanada ose vende të tjera, bëhet licenca transparente dhe përcaktohet zona e parcelës ku duhet të mbjellësh kanabisin. Por jo të miratosh 29.400 hektarë dhe të dalësh me lista nëpër duar ti, të thuash, ku e ke tokën ti, këtu…Normale, se një shpërndarje e tillë e zonave, siç thamë janë më shumë se 249 kilometra katrorë, por të shpërndara, e bën të pamundur kontrollin nga policia. Plus që aktiviteti në këto zona vijon ende sot.
Si ka qenë efekti elektoral. Sipas disa matjeve të mia në zonën e Malësisë së Madhe, në 2021 ishte PD-ja fituese me gati 3500 vota para, ndërkohë që sivjet ishte kthyer me 4 mijë vota përmbysje për PS-në.
Të fitojë PS-ja Postribën ku është lejuar përdorimi i kanabisit nuk ka ndodhur në këto 34 vite. Pra efektin e vet e ka pasur. Sepse, siç e thashë dhe më parë, nuk janë vetëm njerëzit aty, por edhe ata që kanë emigruar në Tiranë, jashtë. Prandaj ka dhënë dy zona në Kukës, ose komplet Dropullin që është i boshatisur”, shpjegoi Maho. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/